Censusi i popullsisë dhe banesave 2020, Soreca: BE, mbështetje për përmbushjen e standardeve statistikore
“Bashkimi Europian do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe qytetarët e saj në përpjekjet për të përmbushur tërësisht standardet statistikore të BE”, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
Duke folur në konferencën “Censusi i popullsisë dhe banesave 2020 në Shqipëri”, Soreca tha se, “Këshilli i Europës ka theksuar që censusi i vitit 2011 në Shqipëri nuk arriti të siguronte të drejtat e qytetarëve shqiptarë që të deklaronin në mënyrë të lirshme dhe të vullnetshme origjinën e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar”.
Duke pasur parasysh diskutimin që po bëhet në parlament për ligjin e ri për censusin, Soreca tha se “censusi është i lidhur në mënyrë të ngushtë me miratimin e nën ligjeve për të drejtën e vet identifikimit në mënyrë të vullnetshme dhe të lirë, për të cilën ka bërë thirrje dhe Bashkimi Europian në dy përfundimet e fundit që ka nxjerrë Këshilli për Shqipërinë”.
“Shqipëria ka ende punë për të bërë për të arritur besueshmërinë e të dhënave statistikore”, theksoi ndër të tjera Soreca.
Aoi shtoi se, “censusi ka rëndësi edhe për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë drejt BE”
“BE do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe qytetarët e saj në përpjekjet për të përmbushur tërësisht standardet statistikore të BE. Ne jemi të angazhuar dhe përkushtuar tërësisht që censusi dhe zbatimi i tij të bëhet i suksesshëm”, tha ambasadori Soreca./ata
Fraksion.com