AktualitetTë fundit

“Akt terrorist në Ersekë”; Rrëzohen qëllimisht dy shtylla të tensionit të lartë

Një akt terrorist dyshohet të fshihet pas rrëzimit të dy shtyllave të tensionit të lartë 110kV L-110-32, Korçë-Ersekë. Në fillim rrëzimi i këtyre shtyllave u dyshua se erdhi nga moti i keq por me anë të një sqarimi për media ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar se shtyllat numër 8 dhe 9 në afërsi të rrugës së Voskopojës janë dëmtuar qëllimisht.

Si pasojë e këtij dëmtimi ka mbetur pa energji rajoni i Ersekës. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:05. Pas këtij konstatimi është njoftuar menjëherë policia e Shtetit të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet.

Nga ana e grupeve të punës të OST janë marrë masa për rikthimin e furnizimit normal me energji të këtij qyteti përmes linjave të tjera.

Gjithashtu, grupet e punës ndodhen në terren ku po punohet, në kushte jo të favorshme atmosferike, për të evidentuar dëmet e shkaktuara dhe marrjen e masave të nevojshme për riparimin e tyre me qëllim kthimin në normaliteti të situatës.

 

Fraksion.com