8 persona në pranga; Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Milano
Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare të trafikut të kokainës dhe heroinës, duke vënë në pranga 8 persona, shtatë prej të cilëve janë shqiptarë dhe një italian. Mediet fqinje raportojnë se lënda narkotike vinte nga Holanda dhe trafikohej në Milano.
Gjatë aksionit, policia italiane ka sekuestruar dy pistoleta dhe dy mitralozë, ndërsa urdhërarresti për anëtarët e bandës është lëshuar nga prokurori i Komos. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe armbëmbajtje pa leje.
Fqinjët raportojnë se banda shqiptare akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës nga Holanda, të cilën më pas e shpërndante në provincat e Como, Monza Brianza, Milano, Barese dhe Rimini.
Hetimi i kësaj bande kriminale, i bazuar edhe nga përgjimet ambientale brenda makinave të të dyshuarve, është vijim i hetimeve të shtatorit 2018, që çoi në arrestimin e 23 personave, përfshirë 22 burra shqiptarë dhe një grua rumune, të cilët akuzoheshin për shfrytëzim prostitucioni ndaj më shumë se 25 grave, me kombësi shqiptare dhe nga Evropa Lindore.
Fraksion.com