Vdes gazetarja e RTK’së Ardita Sylejmani –Bllaca
Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.
Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.
Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.
Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.
Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati e ka shkruar një telegram ngushëllimi, përmes të cilit ka thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani –Bllaca është mjaft pikëllues dhe “humbje e madhe për RTK-në”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shkruar në rrjetin social Facebook se “me trishtim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca”.
Fraksion.com