AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s zbulon logon e Samitit të Londrës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën (18 Shtator 2019) zbuloi logon për takimin e ardhshëm të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Samiti do të zhvillohet në 3-4 dhjetor 2019 në Londër për të shënuar 70 vjetorin e NATO-s.

Më 1949, Mbretëria e Bashkuar ishte një nga dymbëdhjetë anëtarët themelues të NATO-s dhe Londra ishte shtëpia e selisë së parë të NATO-s.

Takimi në Londër do të jetë një mundësi për udhëheqësit për të adresuar sfidat aktuale të sigurisë dhe ato në zhvillim dhe për të siguruar që Aleanca vazhdon të përshtatet për të mbajtur popullsinë e saj prej gati një miliardë njerëz.

 

Fraksion.com