Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngjitet në pozitë rekord; Shqipëria nuk ndryshon vend
FIFA ka publikuar renditjen e re për ranglistën e Kombëtareve më të mira të futbollit në botë.
Gjatë muajit janar u zhvilluan disa ndeshje eliminatore për Euro 2020, por edhe në kontinentet tjera për garat përkatëse.
Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara, FIFA ka publikuar renditjen e re me disa ndryshime të bëra shkaku i rezultateve të marra.
E tillë është edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka pasur ngritje në ranglistë pas rezultatit pozitiv me Çekinë.
Dardanët janë ngjitur nga vendi 120 në të 119-tin, pozitë kjo rekord për Kosovës, e cila tani numëron 1164 pikë, nga 1149 që kishte në renditjen paraardhëse.
Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë ndryshim, pasi vazhdon të mbetet në pozitën e 64-të të FIFA-s.
Renditja vazhdon të kryesohet nga Belgjika e vendit të parë e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia. /Telegrafi/