AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Portret i Greta Thunberg; Kandidate për çmimin Nobel për Paqen

Një artist italian ka krijuar një portret gjigant të Greta Thunberg, aktivistes 16-vjeçare suedeze për ndryshimet të klimës dhe njëkohësisht kandidate për çmimin Nobel për Paqen.

Artisti italian Dario Gambarin krijoi fotografinë e saj në një fushë pranë qytetit të Veronës për të shënuar paraqitjen e ardhshme të Thunberg në samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën javën e ardhshme.

Gambarin përdori një traktor për të realizuar figurën e aktivistes adoleshente të klimës në një hapërisë prej 27,000 metrash katrorë të titulluar ‘Nga Toka në Planetin tonë’.

Artisti specializohet në portrete gjigante që mund të vlerësohen plotësisht duke u parë nga lart me dronë.

Punimet e mëparshme nga Gambarin kanë përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, ish-presidentin. Barack Obama dhe Papa Françeskun.

 

Fraksion.com