AktualitetTë fundit

Përfundon “Albanian Effort 19”; Xhaçka: Stërvitje të tilla ndërtojnë fuqinë e Aleancës (Video)

“Albanian Effort 19” mblodhi në Bizë rreth 800 efektivë nga Shqipëria, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Turqia, Kroacia, Polonia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në shtatë ditë përfaqësuesit ushtarakë nga 12 vende aleate dhe partnere treguan se cili është burimi i fuqisë së Aleancës më të madhe ushtarako – politike në botë, anëtare e së cilës vendi ynë është prej 10 vjetësh.

190919

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka në një video – mesazh drejtuar efektivëve vuri në dukje me krenari se kjo është stërvitja e parë ku planifikimi dhe mbështetja logjistike u krye tërësisht nga Forcat e Armatosura shqiptare.

Shqipëria u anëtarësua në NATO vetëm 10 vjet më parë. Fakti që vetëm një dekadë më pas, Forcat tona të Armatosura janë shndërruar në një forcë moderne e profesionale, e cila është në gjendje të operojë në standardet e NATO, është një dëshmi e asaj që e bën Aleancën unike. Mbështetja dhe solidariteti mes aleatëve është ajo që e bën NATO një forcë kaq të fuqishme”, – theksoi ministrja e Mbrojtjes në mesazhin e saj.

190919

Për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku, trupat shqiptare po stërviten së bashku me ato të Aleancës dhe vendeve partnere për planëzimin dhe kryerjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për një sërë elementësh të rëndësishëm.

Stërvitja “Albanian Effort 19” shërbeu gjithashtu për certifikimin e Kompanisë II “Komando” e deklaruar nga vendi ynë në NATO si pjesë e Task – Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF).

VIDEO:

Fraksion.com