AktualitetPolitikëTë fundit

“Përdori gurin e radhës kundër Parlamentit”; Balla për Metë: Nuk e ka kuptuar ‘Kodin Penal’

Fillimisht, Balla falënderoi të gjithë deputetët e Kuvendit që mbështetën këto ndryshime, ndërsa u shpreh se “Presidenti nuk ka kuptuar kush ka qenë thelbi i tyre”.

“Biem të gjithë dakord që siguria ushqimore ka plot probleme dhe ashpërsimi i dënimeve është një masë që do të frenojë shkelje të kësaj natyre. Prej sot, nuk do të guxoj askush të abuzoj me sigurinë ushqimore. Do të dënohen të gjitha fenomenet abuzuese”, tha Balla.

Dhuna në stadiume, është një tjetër fenomen që adresohet me ndryshimet në Kodin Penal. “Nëse Presidenti nuk do ta kishte përdorur këtë ligj si pjesë të pozicionimit të tij politik, akti që ndodhi para disa ditësh në Shkodër ku u sulmua autobusi i një ekipi futbolli, nuk do të kishte ndodhur, ose të paktën personat që marrin guximin do të ishin dënuar si në çdo vend tjetër”, tha Balla.

Po ashtu, sipas tij, ndryshimet parashikojnë ashpërsimin e dënimeve për dhunën ndaj punonjësve të policisë apo bluzave të bardha.

“Ashtu sikurse dënohet edhe dhuna e ushtruar ndaj funksionarëve apo deputetëve. E pakuptimtë që LSI të organizoj ‘repartet e zjarrit’ për të goditur deputetin Ralf Gjoni, apo që kandidatit të Bashës t’i zërë pritë kryetari i Ballit Kombëtar”, tha Balla.

Ai tha se “dënime të ashpra parashikohen edhe për këdo që bllokon rrugët”.

 

Fraksion.com