AktualitetTë fundit

Dorëhiqet drejtori i Kadastrës në Vlorë; Ja kush e zëvendëson

Dhjetë ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazeraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të Komanduar  të Kadastrës në qytetin e Vlorës.

Në vend të tij është emëruar Elona Hodaj.  Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin  e  Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor.

Në kadastrën e Vlorës u pushuan nga puna  katër juristë, ndërsa u paralajmëruar me vërejtje  edhe 19 të tjerë. Profili  i drejtoreshës së re  është e lidhur me Partinë Socialiste, ku Elona Hodaj ka qenë kryetare e FRESSH, kandidate për deputete si dhe Anëtare e Asamblesë Kombëtare. Gjithashtu Alteo Nazeraj mësohet se do të rikthehet sërish në postin që mbante më parë, atë të shefit të zyrës juridike.

Pak ditë më parë, një qytetar nga Vlora publikoi një video ku debatonte me zv.drejtorin e Kadastrës dhe  akuzonte atë se i ka shitur shtëpinë dhe për pasojë ai është detyruar të jetojë me qira.

 

Fraksion.com