AktualitetPolitikëTë fundit

“Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë”; Gjylameti: Rezultate konkrete në shkëmbime tregtare e turizëm

Në fjalën e saj në Kuvend Gjylameti tha se “Kjo marrëveshje sheh një përfitim për zonat e Kukësit dhe zonat e Lezhës dhe po ashtu edhe për 12 komunat të rajonit perëndimor dhe jugor të Kosovës. Ky është  një program bashkëpunimi që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik social të zonave  ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin ndemjet dy vendeve ndërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta. Programi mbështetë gjithashtu shkëmbimin e eksperiencave  dhe njohurive ndërmjet përfituesve dhe përmirësimin e politikave publikeve ndërmjet komuniteteve rajonale dhe lokale. Këto janë marrëveshje që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social por mbi të gjitha  përmirësimin e kushteve të jetesës së gjithë banorëve të këtyre zonave. Në total kontributi që do të japi bashkimi evropian, për zbatimin e përbashkët, Shqipëri Kosovës për periudhën 2014-2020, do të arrijë në vlerën 8.4 milion euro”, tha ajo.

Në vijim, Gjylameti tha se “Rrethanat  historike bënë se Shqipëria dhe Kosova të jenë dy shtete më vete por ne jemi dëshmitarë se ëndrrat dhe aspiratat e këtej dhe andej kufirit janë të njëjta, si Shqipëria  dhe Kosova po bëjnë një punë shumë të mirë përsa i përket heqjes së barrierave ekonomike si dhe përafrimit të legjislacionit më atë të BE-së si dhe rritja e bashkëpunimit ndërkufitare.

“Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka bashkim idesh, ka bashkim  projektesh, ka dhe bashkim në kontekstin e BE. Mes Kosovës  dhe Shqipërisë janë nënshkrua një sërë marrëveshjes dhe kanë qëllimin e thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe eliminimin  e barriera për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve. Në bazë  të marrëveshjes të nënshkruar në dhjetor të 2018 shtetasit  automjetet dhe mallrat që hyjnë apo dalin nga territori i palëve nënshtrohen kontrolleve të  përbashkëta vetëm një hera bazuar në parimin “një ndalesë, një kontroll”, tha ajo.

Gjylameti tha se bashkëpunimi mes dy vendeve rriti me 14 % fluksin e turistëve në Shqipëri.

“Gjithashtu lehtësim procedurash dhe bashkëpunimi ka sjellë dhe rritja e turistëve sipas INSTAT vetëm në gjashtëmujorin e parë  të këtij viti hynë në  Shqipëri me shumë se 1 milion turistë shtetas të Kosovës me një rritje gati 14% që po të llogarisim në totalin e turistëve turistët kosovarë përbëjnë 34% të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë” tha ajo.

Për sa i përket eksporteve mes dy vendeve Gjylameti tha se “Kosova ka  rritur eksportet kundrejt Shqipërisë me 7% dhe Shqipëria 20% krahasuar me vitin e mëparshëm. Rritja e shkëmbimeve tregtare tregojnë haptazi se rezultati i heqjes së barrierave ka ndihmuar ndjeshëm në ekonominë të dy vendeve”.

“Mes dy shteteve janë nënshkruar dhe një  sërë marrëveshje të tjera kryesisht në fushën e arsimit të lartë të kërkimit shkencorë, në marrëveshje për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe të kulturës së shqiptare ne diasporë. Një tjetër marrëveshje është dhe heqja e tarifave të Roaming e nënshkruar nga dy qeveritë. Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të kenë një zvogëlim me 90% të kostove aktuale të përdorimit të telefonisë. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është dhe porsa i përket sigurisë dhe dëshmi për këtë është patrullimi i përbashkët gjatë sezonit turisti”, tha ajo.

Gjithashtu Gjylameti tha se “Shqipëria ka treguar se ka dhënë një mbështetje të pakufishme ndaj Kosovës  për integrimin e saj në NATO. Shqipëria është mbështetësi më i madh i shtetit të Kosovës dhe i prirur që në bashkëpunimin e tyre të kenë  një sukses sa më të lartë. Angazhimi maksimal i të dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit rajonal por edhe në përshpejtimin e të dy shteteve drejt integrimit evropian do të rezultojnë një familje që ne i përkasim natyrisht”.

 

Fraksion.com