Top Story/ Ditmir Bushati rrënoi ligjin për diplomacinë, emërimet i ktheu nga 20% në 100% politike
Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet në vitin 2013, pritej që diçka të ndryshonte. Ministri i sapo ardhur në detyrë Ditmir Bushati, deklaroi se do të bëntë një reformë të thellë në diplomacinë shqiptare.
“Kur Partia Socialiste erdhi në qeveri në 2013, u pa që ishte ajo që kërkonte të bënte ndryshimin e ligjit, në mënyrë shumë më drastike se sa PD dhe qeveria e saj. Madje PS shkoi në ekstrem. Që u hoq fare neni i kufizimit prej 20 % të emërimit nga jashtë karrierës diplomatike. Dhe u la fushë e lire”, tregon Paskal Milo, ish – Minisër i Jashtëm.
“I’u la dorë e lirë të vullnetit ministrit për trupën diplomatike dhe kryeministrit për ambasadorët”, tregon Arta Dade, ish – ministre e jashtme.
“Më ka shqetësuar çelja e mundësisë me ligj, që ambasadorët të jenë pa kufizim politik, ka qenë 20% e trupës së ambasadorëve me ligjin e mëparshëm, u bo pafund politik”, Besnik Mustafaj, Ish-ministër i Jashtëm.
Për këto ndryshime ligjore, të propozuara nga Ditmir Bushati si ministër i jashtëm pati debate të forta në kuvend. Kundërshtarët ishin edhe vetë deputetë të së majtës. Pyetje që ngrihej, ishte se përse qeveria po hiqte këtë kriter nga ligji?/Top Channel
Fraksion.com