AktualitetPolitikëTë fundit

Si u kthyen jashtë kritereve dy sekretaret e Ditmir Bushatit, në diplomate në Bruksel

Tani vijmë tek pasojat që sollën këto ndryshime ligjore dhe tek dëmtimi që i sollën shërbimit të jashtëm shqiptar. Për këtë do të marrim disa shembuj konkret. Do të shohim se të çfarë niveli kanë qenë emërimet që ka bërë zoti Ditmir Bushati në trupën diplomatike.

Do ta nisim me një zonjushë të re. Uarda Celami sot është këshilltare në Misionin Diplomatik Shqiptar pranë Bashkimit Evropian në Bruksel. Ajo është emëruar në këtë post gjatë kohës që ministër i jashtëm ishte Ditmir Bushati. Por emërimi i saj është jashtë kritereve ligjore sepse në Tiranë, Uarda Celami ka qenë vetëm sekretare në Ministrinë e Jashtme. Në ligjin për shërbimin e jashtëm, neni 48 , jepen afatet për për marrjen e gradave diplomatike. Gradët vijnë në rradhë, nga atashe, sekretar i trete, sekretar i dyte, sekretar i pare dhe pastaj keshilltar, keshilltar ministër dhe ambassador. Ligji thotë në pikën “ç” të këtij neni, se këshilltar mund bëhesh vetëm 12 vjet pasi je bërë “Atashe”. Uarda Celami nuk i ka kaluar këto shkallë pasi ajo në vitin 2013 ka mbaruar studimet. Pra në total, ka vetëm 6 vjet përvojë pune. Ky është një emërim qesharak i zotit Bushati, që ka marrë një studente nga bankat e shkollës dhe e ka bërë diplomate në zemër të europës.

“Po nuk u hoq dorë, nga keqtrajtimi i  shërbimit diplomatik shqiptar nga partitë politike, po nuk u konsiderua Ministria e Punëve të Jashtme si institucion eltitar i shtetit, si në çdo vend të botës, kurrë nuk ka për tu bërë një shërbim diplomatic në nivelin që e kërkon koha”, tha Paskal Milo, ish – Ministër i Jashtëm.

Në të njëjtën mënyrë është emëruar edhe një tjetër diplomate nga Ditmir Bushati. Orjana Mullisi shërben gjithashtu pranë Misionit Diplomatik Shqiptar në Bruksel. Ajo ka mbaruar studimet master ne vitin 2013 në Belgjikë. Ka hyrë në ministrinë e punëve të jashtme në tetor 2014 si Asistente ekzekutive e ministrit. Ka marrë titullin diplomate në vitin 2016 dhe në Mars 2017 është emëruar sekretare e dytë në Misionin Shqiptarë pranë Bashkimit Europian. Pra, Orjana Mullisi brenda një viti ka ngjtir 3 shkallë një herësh në karrierën diplomatike. Sipas ligjit ajo mund të kishte marrë postin e sekretares së dytë, vetëm 5 vjet pasi të ishte bërë atashe.

Të dy këto vajza të reja, vazhdojnë sot rrugën e tyre në diplomaci falë shkeljes së ligjit nga ish ministri Bushati./TCH

Top Channel