AktualitetPolitikëTë fundit

“Përgjegjësi ulërinte si gomar”, qytetari i ankohet Ramës. Kryeministri: Rasti do verifikohet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar prezantimin e përjavshën të rasteve të zgjidhura të qytetarëve të cilët kishin shtruar problemin e tyre te platforma e bashkëqeverisjes.

Gjatë takimit një ish i dënuar që ka marrë zgjidhje të problemit që kishte me Sigurimet Shoqërore për efekt pensioni, i tha kryeministrit Rama problematikat me të cilat është përballur në zyrat e shtetit.

Pasi e falënderoi për zgjidhjen e problemit, vlonjati tha: “Mos harroni se keni punë për të bërë, se burokraci ka në shumë zyra, ka shumë probleme.

Unë jam njeri që jetoj vetëm për momentin, nuk kam të ardhura të tjera, biznes nuk bëj se s’kam takat, me bixhoz nuk merrem, me se të jetoj.

Kam ardhur nga Vlora që në 5 të mëngjesit për këtë punë, ka shumë vende që lënë për të dëshiruar, ke njerëz të paaftë të Sigurimet Shoqërore, ka plotë video, që nëse do i shohësh do qeshësh.

Përgjegjësi atje te Sigurimet, ulërinte si gomar, dhe përgjigje nuk të jepte asnjë njeri. Edhe në stallë të derrave do të kishte më rregull e më disiplinë”.

Pas tij, e ka marrë fjalën Rama tha: Respekt për fjalët e drejtpërdrejta, nuk kam asgjë për të kundërshtuar, shtetet që i shohim me admirim për administratën kanë qindra vjet me administratë në dispozicion të publikut, në 6 vite ka shumë gjëra që janë përmirësuar, por patjetër që ka shumë më tepër për të bërë. Kjo nuk është cështje militantësh, por kulture për të shërbyer.

Militant jam edhe unë, por nuk lë asnjë pa i dhënë përgjigje edhe në telefon, nuk e kam për detyrë, por e ndjej për detyrë.

Ana tjetër është ajo që kam thënë, duke pasur qytetarët aktivë për interesin e tyre se ju keni zhvilluar këtë beteje për interesin tuaj, për problemin tuaj, por na keni ndihmuar ne, sepse duke ndjekur rastin tuaj ne identifikojmë edhe ata që nuk do të jenë aty, ai përgjegjësi që thua nuk mund të jetë më.

Mesazhi që duhet të marrin të gjithë, platforma mund të të marrë më qafë, se ka akses direkt te qeveria dhe krtyeministri, njësoj si ka një deputet apo person me influencë që shkon me lehtë në zyrat e shtetit.

 

Fraksion.com