AktualitetPolitikëTë fundit

Pas Gjermanisë edhe Franca i thotë Po çeljes së negociatave së Shqipërisë me BE

Berlini dhe Parisi po dakordësohen për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, për çeljen e negociatave në muajin tetor.

Por ndërsa Shkupi pritet të marrë një po të fortë, për Shqipërinë do të ketë kushte.

Këtë e thotë Bodo Weber, ekspert në këshillin për politikat e demokratizimit në Berlin.

Në një intervistë për “European Western Balkan”, Weber pohon se koaliconi qeveritar në gjermani është drejt arritjes së një marrëveshje, pas bisedimeve të zhvilluara mes Parisit dhe Berlinit.

“Vendosja e një serie kushtesh para hapjes së negociatave me Shqipërinë duket si një zgjidhje e mesme ku të dyja partitë e koalicionit në Berlin mund të gjejnë kompromis.

Besoj se edhe Berlini dhe Parisi do të dakordësohen. Le të jemi të qartë, me situatën që ka përfshirë Maqedoninë e Veriut, me kurajën që treguan liderët e vendit, Marrëveshjen e Prespës dhe referendumin e vështirë, nëse nuk do të ketë dritë jeshile këtë herë, bashkëpunimi rajonal dhe procesi i zgjerimit do të minohen rëndë”, tha Bodo Weber, ekspert në Këshillin për Politikat e Demokratizimit.

Nëse parashikimi i Weber është i saktë, kjo do të thotë se plotësimi ose jo i kushteve do të jetë çështje teknike dhe se në të ardhmen Shqipëria nuk do të mbete më peng i humoreve të politikës së brendshme të vendeve anëtare.

Sipas ekspertit gjerman, Shkupi ishte bërë viktime e polarizimeve politike në Shqipëri. Parisi bllokoi procesin qershorin e kaluar sipas tij, pasi qeveria e Berlinit këmbënguli në dhënien e dritës jeshile për të dyja vendet.

Weber thotë se Parisi mund të kishte mbështetur çeljen e negociatave për Shkupin nëse Gjermania nuk do të insistonte për mos veçimin nga Shqipëria.

 

Fraksion.com