AktualitetNATO/BETë fundit

Komanda e re e NATO-s, shpallet operative

Një komandë e re e NATO-s në qytetin gjerman Ulm arriti aftësinë fillestare operative të Martën (17 Shtator 2019). Themelimi i Komandës së Ndihmës dhe Aftësimit të Përbashkët është pjesë e forcimit dhe mbrojtjes në rritje të NATO-s si përgjigje ndaj një ambienti të ndryshuar të sigurisë. Komanda e re do të ndihmojë në shpejtimin, koordinimin dhe ruajtjen e lëvizjes së armatimit dhe këmbësorisë aleate përtej kufijve evropian.

“Komanda e re në Ulm do t’i ndihmojë forcat tona të bëhen më të lëvizshme dhe të mundësojnë përforcim të shpejtë brenda Aleancës, duke siguruar që kemi forcat e duhura në vendin e duhur në kohën e duhur,” tha zëdhënësija e NATO-s Oana Lungescu.

Në qershor 2018, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s vendosën të adaptojnë strukturën komanduese të Aleancës me një komandë të re të Atlantikut të Veriut në Norfolk, Virxhinia dhe një komandë të re për mbështetje dhe logjistikë në Ulm, Gjermani. Komanda në Ulm do të sigurojë që NATO mund të lëvizë trupat më shpejt nëpër Evropë në një situatë krize. Komanda e Atlantikut të Veriut do të ndihmojë në sigurimin e linjave detare të komunikimit midis Amerikës së Veriut dhe Evropës që të mbeten të sigurta.

Ulm tashmë është selai e Shtabit të Përbashkët Shumëkombësh të Gjermanisë, i cili planifikon dhe ushtron komandimin dhe kontrollin e operacioneve të menaxhimit të krizave për NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Në kohë paqeje, Komanda e re e Ndihmës dhe e aftësimit të përbashkët do të ketë gjithsej 160 personel dhe pritet të jetë me një staf të plotë deri në vitin 2021. Gjatë një krize, komanda do të jetë në gjendje të tërheqë  më shumë se 600 personel. Ndër detyrat e saj kryesore do të jetë sigurimi, liria e lëvizjes dhe mbështetja për forcat e NATO-s që lëvizin nëpër Evropë. Do të sigurojë gjithashtu vendosjen e shpejtë përpara përforcimeve aleate. Komanda do të jetë nën përgjegjësinë e oficerit të lartë të NATO-s – Gjenerali Tod Wolters – Komandanti Suprem Aleat Evropë.

 

Fraksion.com