‘Hidhen’ në Drin 30 milionë lekë; Shëtitorja e Lezhës del jashtë funksionit
Shëtitoren buzë Drinit në Lezhë siç duket ka nisur që ta mbulojë bari ndërsa ata pak njerëz që e frekuentojnë u duhet që të mbyllin hundët kur kalojnë si pasojë e erës së rëndë që shkakton lumi Drin.
Parmakët rrethues prej druri janë hequr, ndërsa një pjesë e shëtitores është zhytur në errësirë prej një viti për shkak të vjedhjes së kabujve të ndriçimit, sipas Top channel.
Punimet e dobëta papërgjegjeshmëria nga ana e qytetarëve por dhe mungesa e vëmendjes nga autoritetet lokale kanë bërë që shetitorja të shkojë deri në këtë gjendje.
Duket se 30 milionët e investuara nga qeveria shqiptare po mbyten dalë ngadalë në lumin Drin.
Fraksion.com