AktualitetTë fundit

Vrasja në Dibër; Konflikt me thika e sende të forta në lokal, në pranga dy autorët dhe vëllai i viktimës

Një sherr për motive të dobëta i mori jetën mëngjesin e kësaj të marte, 29 vjeçarit Dukagjin Plaku.

Ngjarja ndodhi në fshatin Salltinë rreth orëve të para të mëngjesit, ku shtetasit Qazim Plaku, 24 vjeç Myrteza Hysa 24 vjeç, Jurgen Hysa, si dhe personi që mbeti i vrarë, Dukagjin Plaku ishin duke konsumuar alkool në një lokal.

Por konsumimi i tepërt i alkoolit, bëri që mes tyre të degradoj një sherr për motive të dobëta, ku dyshohet se shtetasi Qazim Plaku qëlloi me thikë shtetasin Myrteza Hysa. Kjo gjë bëri që Myrteza Hysa së bashku me vëllain e tij Jurgen Hysa të konfliktohen me sende të forta me dy vëllezërit Plaku.

Pas sherrit dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën Dukagjin Plaku.

Policia nga ana tjetër ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, dy prej të cilëve vëllezërit Hysa dhe i treti vëllai i viktimës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan drejt konfliktit vëllezërit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

 

Fraksion.com