Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Irak; Me të edhe Komandanti Suprem Aleat i Evropës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti në Bagdad të hënën (16 shtator 2019) për bisedime me qeverinë Irakiane dhe udhëheqjen e misionit të ri të trajnimit të Aleancës në Irak. Z. Stoltenberg po shoqërohet nga Komandanti Suprem i Aleatëve Evropë, Gjenerali Tod Wolters.
Sekretari i Përgjithshëm filloi udhëtimin e tij me një vizitë në Shkollën Irakiane të Komunikimeve Ushtarake në Taji, një nga institucionet arsimore që po mbështetet nga NATO. Shkolla trainon personel nga Ministria e Mbrojtjes. Në Taji, Z. Stoltenberg vizitoi gjithashtu detashmentin e Aviacionit Taktik. Detashmenti ka helikopterë kanadezë CH-146 Griffon që ofrojnë mbështetje thelbësore për trajnimet dhe përpjekjet këshilluese të NATO-s në Irak.
Ndërsa ndodhet në Irak, Sekretari i Përgjithshëm do të takohet gjithashtu me Komandantin e Misionit të NATO-s në Irak, Gjeneralmajor Dany Fortin; me Komandantin e Task Forcës së Përbashkët të Kombinuar – Operacioni Zgjidhja e Pandashme, Gjenerallejtënant Robert White, dhe me një numër të zyrtarëve të lartë të Irakut, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Pas një vendimi të liderëve aleatë në Samitin e NATO-s 2018, qindra trainerë dhe staf mbështetës nga Aleatët dhe partnerët tani janë në Irak, duke ofruar këshilla dhe mbështetje. NATO gjithashtu mbështet një numër shkollash ushtarake Irakiane dhe akademi, përfshirë Universitetin e Mbrojtjes. Këto përpjekje kanë për qëllim të bëjnë forcat dhe institucionet e lrakut më të efektshme dhe të mos lejojnë kthimin e terrorizmit ndërkombëtar që mund të kërcënojë Aleatët e NATO-s.
Fraksion.com