Prokurori i Përgjithshëm dhe SPAK, brenda tetorit
Genti Ibrahimi, Kreu i KLP ka pritur sot në një takim Christian Lange, Sekretar Shtetit në Ministrinë Federale Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputet në Bundestag. Takimi ishte i fokusuar në zbatimi i reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH
Ibrahimi i ka bërë të ditur zotit Lange, se është besimplotë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë brenda tetorit.
“Besoj se tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm. Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese, si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, procese që janë ende në vijim. Në javët në vijim, KLP duhet të marr një vendim për sa i përket numrin e prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK”, është shprehur Ibrahimi gjatë takimit me Lange.
Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë, theksoi gjatë takimit me Ibrahimin se. “lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
Fraksion.com