“Pjesmarrje në protestë”; Aktori rus dënohet me burg
Aktori rus Pavel Ustinov është dënuar me 3.5 vjet burgim për dhunë ndaj policisë gjatë një proteste muajin e kaluar, ku ai këmbëngul se nuk ka marrë pjesë.
Gjykata e rrethit Tver të Moskës e shpalli të hënën fajtor Ustinovin për fyerje verbale të policisë dhe sulmin ndaj një oficeri të Gardës Kombëtare gjatë tubimit të 3 gushtit.
Demonstruesit protestonin kundër refuzimit nga zyrtarët për regjistrimin e opozitës dhe kandidatëve të pavarur për zgjedhjet e këshillit të qytetit të Moskës që u zhvilluan në 8 shtator.
Peter Ustinov deklaroi se ishte i pafajshëm. Ai ka thënë se ka qenë i pranishëm, por thjesht po qëndronte afër atyre që protestonin.
Dëshmitarët e mbrojtjes kanë konfirmuar se ai as ofendoi dikë dhe as i rezistoi policisë, por u rrah nga forcat e rendit.
Gjykatësi Sergei Krivoruchko tha se videot nga tubimet, të cilat mbrojtja kishte kërkuar të paraqiste, nuk ishin të pranueshme.
Tubimi i 3 gushtit ishte pjesë e një vale demonstrimesh që mblodhën dhjetëra mijëra rusë në rrugët e Moskës.
Policia shpërndau me dhunë disa prej protestave dhe më shumë se 2,000 njerëz u arrestuan, gjë që u dënua nga opinioni ndërkombëtar. Një numër të arrestuarish janë dënuar me burgim.
Fraksion.com