AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Ndryshohet formati, Rusia lojtari i ri në dialogun Kosovë -Serbi?

Analisti serb dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Dusan Janjic, ka paralajmëruar se mund të ketë një format të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në të cilin do të përfshihen SHBA’të, Rusia, Franca dhe Gjermania.

Këto deklarata Janjiq i ka thënë teksa komentuar vendimin e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për të emëruar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Janjiq në një intervistë për ‘Politiko’, ka thënë se edhe Gjermania e Franca do të kenë një Përfaqësues Special, megjithatë sipas tij të dy shtetet do ta kenë nga një përfaqësues.

Megjithë ai thotë se përfaqësuesit e këtyre shteteve do ta kenë shef dikënd nga Bashkimi Evropian.

“Të gjithë ata, sikurse Palmer, do të jenë të dërguar special për Ballkanin Perëndimor që do të përcjellin dialogun Prishtinë-Beograd, do të marrin pjesë nëpër takime, por shef i tyre do të jetë një person i përzgjedhur nga BE-ja në vend të Federica Mogherinit. Me shumë gjasë do të jetë Laszlo Trochani, Komisionari për Zgjerim, por një gjë e tillë nuk është vendosur ende”, ka thënë Janjiq.

Ndër të tjera Janjiq ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedime.

“Një nga opsionet është që të jetë një sekretariat të veçantë, i cili do të përshijë edhe Rusinë me përfaqësuesin e saj, gjë për të cilën tashmë është rënë dakord”, është shprehur tutje Janjiq.

Për emërimin e një të dërguari special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur edhe deputeti i CDU/CSU-së, Peter Beyer, gjatë qëndrimit në Prishtinë para disa ditësh./GazetaExpress

 

Fraksion.com