AktualitetTë fundit

Makina bie në humnerë; 1 i vdekur dhe 2 të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Krujë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën e Qafështamës në Krujë.

Raportohet se një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe përfundoi në greminë.

Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën një person si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Humbi jetën shtetasi Qazim Basha, si dhe janë plagosur rëndë edhe dy personat e tjerë të cilët ndodheshin në makinë, Besim Karaj e Ermir Zyflia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

 

Fraksion.com