AktualitetBota+Të fundit

Kur Polonia qe e humbur: Sulmi sovjetik para 80 vjetësh

Vetëm 17 ditë pasi nazistët sulmuan Poloninë, në të marshoi edhe fqinji lindor. 17 shtatori 1939 rëndon edhe sot në marrëdhëniet polako-ruse. Pajtim nuk duket të ketë.

 “Kur unë pashë, që nga Perëndimi depërtonin gjermanët dhe nga Lindja rusët, mendova, se ky është fundi ynë”, kujtonte 17 shtatorin 1939 dëshmitari i kohës lindur më 1913 Eugeniusz Sajkowski, në një raportim të ARD-së. “Polonia jonë sërish do të mbahet peng për më shumë se 120 vjet. Populli ynë ka humbur.”

Në orën 6 të mëngjesit marshuan mbi 4.000 tanke sovjetike drejt Polonisë. Stalini dërgoi më shumë avionë se sa Rajhu Gjerman. ishte një invazion pa shpallur luftën dhe një luftë jo proporcionale, sepse trupat polake ishin në numër në disavantazh duke qenë të preokupuara me gjermanët. Deri në këtë ditë, mendon historiani polak Zbigniew Woźniczka, mund të kishte së paku shpresë, që lufta për Poloninë nuk do të çonte në një katastrofë totale. Në Varshavë qendronin trupat, ndërsa qytetet e mëdha Lublin, Vilna apo Lemberg ende nuk ishin pushtuar. Nëse fuqitë perëndimore do të jepnin vërtetë ndihmë, a do të mund të ruhej ndoshta një pjesë e Polonisë? Por më 17 shtator mbrojtësve iu hoq edhe filli i fundit i shpresës. Në Lindje nuk pati luftime, dhe kryekomandanti polak Rydz-Śmigły dha urdhërin: “Ne nuk luftojmë kundër bolshevikëve.”

Flash-Galerie Hitler-Stalin-Pakt (picture-alliance / akg-images)

Aq edhe më shumë rëndojnë plagët shpirtërore në sfondin e një “tradhëtie”, të bashkëveprimit të partenerëve jo të barabartë kundër Polonisë dhe festimet e përbashkëta të fitores të sovjetikëve me nazistët. Polonia sërish ra viktimë e fqinjëve të saj. Shpesh bëhet fjalë për ndarjen e kartërt të vendit.

Trashëgimi i Stalinit ka efekt ende sot

“Shepsh pretendohet, se Polonia ka vuajtur më së shumti nën gjermanët”, thotë Zbigniew Woźniczka, hisotrian në Universitetin e Silezisë. Por nuk është kaq e thjeshtë. “Për brezin e asaj kohe në Poloni, që e njihte kohën e ndarjes, armiku më i keq nuk ishte Gjermania, por Rusia. Rusia cariste, kryengritjet e mposhtura, deportimet në Siberi – me marshimin më 17 shtator të gjitha këto u rikthyen.” Ndonëse shume shpejt u kuptua që prej gjermanëve vinte një rrezik vdekjeprurës. Ndërsa horrori i pushtimit nazist dikur mori fund, trashëgimia e Stalinit ka lënë hijet edhe sot. Në Poloni edhe sot janë skeptikë ndaj Rusisë.

Flash-Galerie Hitler-Stalin-Pakt (picture-alliance / akg-images)

Marrëdhëniet “me fqinjin” e madh jo vetëm janë të rënduara prej invazionit më 1939, por edhe vrasja e mijëra oficerëve polakë dhe nëpunësve të tjerë nga shërbimi NKWD, paradhës i KGB-së, më 1940 në Katyn pranë  Smolenskut, që mohohej në Bashkimin Sovjetik deri në kohën e Gorbaçovit, ende nuk është zbardhur, edhe pse Vladimir Putin më 2009 gjatë ceremonisë së 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, papritur e quajti “Katynin” një krim dhe i propzoi Polonisë zbardhjen bashkarisht të ngjarjes.

Marrëdhënie të kontaminuara

Takimi i Putinit me ish-kryeministrin polak Donald Tusk në varret e Katynit më 7 prill 2010 shumë vëzhgues e quajtën një takim historik. Për një çast pajtimi u duk i mundur. Kjo ishte vizita e parë dhe e fundit qysh atëherë e një përfaqësuesi të lartë të shtetit rus që u shprehu nderimin ofcerëve viktima në vendin e krimit stalinist. Vetëm tri ditë pas kësaj vizite ndodhi rrëzimi i avionit qeveritar polak në Smolensk me 96 pasagjerë në bord, ndër ta edhe presidenti i Polonisë Lech Kaczynski, që ndodhej në udhëtim për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të vrasjeve masive në Katyn.

 Russland - Vladimir Putin und Donald Tusk beim Absturzort der Tu-154 in Smolensk (Getty Images/AFP/A. Nikolsky)

Kjo fatkeqësi i spostoi sërish koordinatat politike në një aspekt, që është aq emocional sa që politika nuk është në gjendje më të vendosë ekuilibrin. Qendrimi ndaj kësaj ngjarjeje e përçan Poloninë, por po ashtu i kontaminon sërish edhe raportet me Rusisë, që nuk i jep pjesët e mbetura të avionit dhe me këtë favorizon teoritë e komploteve. Kjo madje ia bën të lehtë sot partisë konservatore të djathtë PiS, që të akuzojë Tusk për afrimin e tij asaokohe me Putinin. Me rastin e 80 vjetorit të fillimit të luftës presidentin rus as që nuk e ftuan në Poloni. Televizioni shtetëror e ilustroi këtë vendim me imazhet pa koment të takimit Tusk dhe Putin duke u përqafuar përpara 10 vjetësh.

Smolensk, Katyn, 17 shtator

Katyn, Smolensk – datat kyç të një kapitulli të ndjeshëm të historisë janë të lidhura në mënyrë të pandashme me 17 shtatorin, prej nga zuri fill kjo histori. Për të sulmuar, sulmuan gjermanët, por Bashkimi Sovjetik i Stalinit e mundësoi këtë sulm dhe rëmbeu prenë e tij në një çast kur Polonia ishte goditur thuajse tërësisht. “17 shtatori është simbol i fatkeqësisë së madhe”, thotë historiani  Woźniczka.

Ndërsa pajtimi mes Polonisë dhe Gjermanisë u mundësua edhe nga fakti, se Gjermania e pranoi fajin, ipeshkvët shkëmbenin letra dhe kancelari Willy Brandt u gjunjëzua në Varshavë, çështjet e historisë së përbashkët mes Polonisë dhe Rusisë për dekada të tëra janë lënë me një anë në favor të vëllazërisë së detyrueshme socialiste, janë tabuizuar dhe as pas kthesës nuk janë zbardhur si duhet. Ndaj gjestet më 2010 duket se janë harruar, edhe sot në Rusi shumë pak e dinë, që Bashkimi Sovjetik e goditi pas shpine Poloninë.

Perpjekja për interpretim

Zweiter Weltkrieg Deutsch-sowjetischer Nichtangriffspakt - Hitler-Stalin-Pakt 1939 | Joachim von Ribbentrop und Josef Stalin (picture-alliance/akg-images)

Himni i Ushtrisë së Kuqe “Çlirimtarë të Europës” në Poloni heshturazi “vriste veshët” për shkak të gënjeshtrës monstruoze lidhur me paktin Hitler-Stalin. Tek e fundit propagadna dështoi. Më 1953, viti i vdekjes së  Stalinit, sjell në filmin polak përpjekjen për të harmonizuat ngjarjen dhe ideologjinë. Filmi i “Erwin Axers ‘Shtëpia prej kartoni” më 17 shtator paraqet çastin e çlirimit të Polonisë nga shtypësin e saj”, thotë historiani i filmit Piotr Zwierzchowski. Polonia në kohën midis luftrave paraqitet si shteti i dobët, pra një shtëpi prej kartoni – kjo është një përpjekje për takthyer memorien kolektivge në të kundërtën.

Më 2007 kineasti polak Andrzej Wajda 17 shtatorin e trajtoi në një filmin e tij “Masakra e Katynit” – kësaj here në harmoni me kujtimin dhe ndjenjat e dëshmitarëve të kohës si Eugeniusz Sajkowski. Qysh në fillim të filmit hasim në skenën dramatike ku në një urë përballen polakët që arratisesishin prej gjermanëve drejt lindjes dhe bashkëatdhetarët të tyre që arratiseshin prej sovjetikëve drejt perëndimit. Kjo urë është kthyer në një simbol për frikërat e vjetra të ngulitura historiksiht tek Polakët, që qendrojnë në kundërthënie mes njera-tjetrën: nëse duhet pasur më shumë frikë prej fqinjit lijndor apo prej atij perëndimor. Por më 17 shtator 1939 kjo pyetje nuk ishte më e rëndësishme, kur të dy fqinjët bënë paktin dhe përkohësisht Polonia humbi./DW

 

Fraksion.com