Ekspertët e vënë në pikëpyejte angazhimin amerikan në Afrikë
Kohët e fundit, Shtëpia e Bardhë njoftoi një nismë për rritjen e angazhimit ekonomik amerikan në Afrikë për të konkurruar më mirë kundër ndikimit në rritje të Kinës. Por pas më shumë se dy vjet e gjysmë pune të kësaj administrate, disa ekspertë të politikës së jashtme thonë se Afrika nuk duket se është një përparësi për Presidentin Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jesusemen Oni sjellë hollësitë.
Afrika ka një mik tek Shtetet e Bashkuara, thotë Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Afrikane.
“Amerika ka një angazhim të palëkundur ndaj Afrikës”, thotë Tibor Nagy.
Por disa ekspertë të politikës së jashtme e vënë në dyshim këtë angazhim.
“Ka një prirje që Afrika të ngelet në fund të listës së përparësive për shumicën e administratave amerikane. Por ky president nuk ka një lloj lidhje personale me kontinentin. Ai nuk është i interesuar për zhvillimin ashtu siç ishte ish Presidenti Bush”, thotë Judd Devermont nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Në dhjetor, administrata e Presidentit Trump njoftoi strategjinë e saj për t’u kundërvënë ndikimit të Kinës në Afrikë.
“Politikat tona nuk duhet të përqendrohen në kundërshtimin e asaj që njerëzit e tjerë po bëjnë në Afrikë. Politika jonë duhet të përqendrohet në ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve tona”.
Strategjia tani është paraqitur me më pak referenca për Pekinin. Dhe administrata e ka zhvendosur fokusin e saj në sektorin privat.
“Afrika do të dyfishojë numrin e njerëzve deri në vitin 2050. Do të jenë miliona e miliona afrikanë të rinj që do të kenë nevojë për vede pune. Nëse ata nuk arrijnë të gjejnë punë, kontinenti do të jetë i paqëndrueshëm, dhe i pambrojtur nga ekstremizmi i dhunshëm, dhe miliona afrikanë do të përpiqen të emigrojnë në Evropë “, thotë Tibor Nagy, Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet Afrikane.
Administrata e Presidentit Trump, në qershor, themeloi Korporatën amerikane të Financimit të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), e cila mbledh fonde për investimet e Shteteve të Bashkuara në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe organizatën Begatimi i Afrikës, që synon të heqë pengesat e investimeve për kompanitë amerikane që shhqyrtojnë mundësitë tregtare në Afrikë.
Megjithatë, disa analistë argumentojnë se kjo ende nuk është e mjaftueshme.
“Administrata ka qenë e ngadaltë në trajtimin e disa prej çështjeve kryesore me të cilat përballet Afrika sot, përfshirë çështjet që lidhen me sigurinë dhe paqëndrueshmërinë politike”, thotë Johnnie Carson nga Instituti Amerikan i Paqes.
Zonja e Parë Melania Trump dhe vajza e Presidentit Trump, Ivanka kanë bërë udhëtime të ndara në Afrikë. Por Presidenti Trump ende nuk e ka vizituar kontinentin./VOA
Fraksion.com