Buka e lashtë, u gatua në Egjipt me maja 4500-vjeçare
Disa individë fatlumë e provuan vetë se ç’do të thotë të shijosh historinë: ata kanë shijuar një bukë të bërë me një maja 4500-vjeçare.
Ekipi i tij u fokusua te proceset e qeramikës që ishin përdorur për prodhimin e birrës dhe të bukës. Në mënyrë shumë të kujdesshme, ata arritën të nxjerrin prej andej kampione organizmash të fjetur e bakterie të ngecura në poret e poceve, por pa i gërryer ato.
Në poçet e lashta u hodhën lëngje sterile, të cilat u thithën paskësaj me vakum. Blackleyi mbajti disa prej kampioneve të përftuara me shpresën të tentojnë të piqte një bukë, për të cilën përdori miell organic sepse ai modern, është zhvilluar shumë kohë më vonë.
Ishte një maja e vështirë për tu përpunuar, rrëfeu ai, por në fund, aroma dhe shija e veçantë e bukës së krijuar falë saj, i treguan shkencëtareve se ia vlejti mundi.