AktualitetPolitikëTë fundit

Rama “fik” opozitën: Zgjedhjet e tjera në 2021; Nismën për shkarkimin e Metës do ta çojmë deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka four në lidhje me situatën politike në vend si dhe për procesin e çeljes së negoviatave me BE.

Gjatë një interviste për “Tv Klan”, Rama është shprehur se vende anëtare te bllokut të BE kanë një debat të brendshëm që nuk lidhet më Shqipërinë apo me vlerësimin e bërë ndaj vendit tonë.

“Këto do e marrim vesh në 18 tetor dhe pse jemi në fund të rrugë. Por dhe pse është ende shumë e gjatë ka dhe shumë vendime për të marrë.”- tha Rama.

Për sa i përketë debateve të brendshme politike, Rama është shprehur se nuk do të komentojë asnjë deklaratë të “të tjerëve”, duke nënkuptuar këtu krerët e institucioneve apo kundërshtarët politik.

“Do dëgjoni gjithmonë dhe më pak nga unë fjalë në lidhje me të tjerët. Nuk më interesojën sepse është kohë e humbur është energji e shpenëzuar kot.”- u shpreh Rama.

Kryeministri është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën, por thekson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, zgjedhjet do të zhvillohen në 2021.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të ndërveprojmë me të gjithë qoftë më opozitën në parlament apo opozitën jashtë parlamentit. Jo vetëm për reformën zgjedhore, por për çdo aspekt të jetës së vendit që kërkon vëmëndje.”- deklaroi kryeministri.

Nuk pranon t’u përgjigjet asnjërës prej akuzave të Presidentit, por thotë se nismës për shkarkimin e tij Kuvendi do t’i shkojë deri në fund.

“Kjo shumicë qeverisëse nuk është krijuar oër të bërë presionë nfaj askujt,. Procesi në fjalë është një proces të parlamentit dhe tani është në dorë të parlamentit.”- tha numri një i qeverisë.

Ndërkohë, kandidatin fitues të 30 qershorin, Valdrin Pjetrin e quan gënjeshtar, por jo kriminel dhe thotë se deri tani shumica nuk ka asnjë zgjidhje për situatën në Bashkinë e Shkodrës.

 

Fraksion.com