Prezantohet projekti i aeroportit të ri të Vlorës, kryeministri Rama jep detajet
Kryeministri Edi Rama nga Vlora, aty ku u bë edhe prezantimi i projektit të aeroportit tha se kjo më parë ishte një ëndërr, ndërsa sot ajo ëndërr nuk do të mbetet e tillë.
Shefi i qeverisë theksoi se kjo ka qenë një ndër ndihmat e qeverisë turke, e cila sipas tij ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë një dorë Shqipërisë në këtë drejtim.
Aeroporti i Vlorës nuk ka ende një kompani që do të marrë përsipër ndërtimin e saj dhe më pas menaxhimin. Gjatë prezantimit të projektit, kreu i qeverisë Edi Rama tha se nuk është shpallur një kompani fituese, por theksoi se qeveria Shqiptare ka kapacitet për të nisur punimet, në mënyrë që të mos vonohet me zbatimin e projektit që tashmë është gati.
“Nuk kishte interes në filllim. Përpkjekja e parë u bë si rezultat i një gadishmërie nga ana e qeverisë turke për të na ndihmuar, jo për arsye komerciale, por për të na dhënë një dorë që ne ta ndërtonim, por pas disa negociatash kuptuam që nuk kishim pika të përbashkëta. Nga janari në gusht kanë hyrë 4 mln e 850 mijë të huaj që është një shifër shumë më e lartë se shifra e 3-4 viteve më para, vetëm në verë janë 3.4 milion.
Në 5 vjet kemi dyfishuar numrin e vizitorëve të huaj në Shqipëri, kjo ka ndikuar tek ata që janë të interesuar që të zhvillojnë infrastrukturën e mikpritjes, si në hoteleri nga kompani të rëndësishme të huaja, ashtu si kundër edhe nga disa kërkesa mbresëlënëse që shpresojmë që të arrijmë marrëveshje për disa sektorë të mëdha të turizmit. Marrë shumë mesazhe nga të “paduruarit Vlonjatë” që “shiko se ku jetoj unë”.
Arsyeja pse do investojmë në qendër të qytetit është se ajo do të jetë zona e mikpritjes, se jo të gjithë duan që të shkojnë në hotele, por në disa shtëpi. Por ka shtëpi që gjendjen ende në kontekte krejtësisht jo për të ofruar turizëm. Po punohet për një projekt për ndërtimin e një tuneli të Llogarasë, se jo të gjithë kanë guximin dhe dëshirën për të hypur malit. Janë të rëndësishme, por patjetër që më e rëndësishme është Aeroporti Ndërkombëtar.
Sot e shohim që ka jo pak shprehje interesi. Akoma jemi në një proces të diskutimit të brendshëm për mënyrën se si do të procedojmë. Tani kemi dhe opsionin e përfshirjes së një kompanie të huaj dhe operimin e saj, por edhe për ta filluar vetë ndërtimin për të mos vonuar. Kemi përcaktuar vetë një shumë për fillim, për të filluar një garë me kompani të specializuara”, tha Rama.