AktualitetPolitikëTë fundit

PD: 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës

“ Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u regjistruar”, deklaroi sot Ndriçim Mehmeti, një nga ekspertët e arsimit në vend, pjesë e Departamentit të Arsimit në PD, ndërsa shtoi se librat janë më shtrenjta dhe se ndarja e tyre falas është një farsë.

“Të dhënat zyrtare nga INSTAT, tregojnë se tekstet shkollore janë shtrenjtuar. “Çmimi i librave dhe mjeteve shkollore është shtrenjtuar me 7.6% këtë vit në krahasim me 3% që u rit vitin e kaluar.”- bëhet e ditur nga vetë agjencia e kontrolluar nga qeveria. Librat falas janë një farsë e shëmtuar, denigruese, tallëse e ministres së Arsimin”, shprehet ai

Ai shtoi se pjesa  më e madhe e teksteve shkollore, blihen nga prindërit, pasi ato që ofron shkolla janë të keqpërdorura.

Sipas Mehmetit, sistemi arsimor është kthyer në strehë të militantëve partiakë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com