AktualitetTë fundit

Dita e parë e shkollës; Urimi i Kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij për nisjen e vitit të ri shkollor 2019-2010 ta bëjë me 10 nxënës model, me notat 10.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka uruar 455 mijë nxënësit nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, për një vit sa më të mbarë shkollor.
“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë🙏”, shkruan Rama.

Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen rreth 24 mijë nxënës në total ndërsa rreth 272 mijë në sistemin 9-vjeçar. Sipas  të dhënave nga ministria në gjimnaz janë rreth 90 mijë nxënës në gjimnaz.
Fraksion.com