Çiljeta Xhilaga zbulon se Fernando është një kopje e …
Sot si për shumë të tjerë, edhe për Fernandon e Çiljeta Xhilagës ka qenë dita e parë e shkollës. Këngëtarja i ka dedikuar vogëlushit të saj një postim në rrjetet sociale duke zbukuar kështu dhe disa detaje që nuk i denim më parë. Krah albumit të fotografife Çili ka zbuluar se Fernando është një kopje e babait të tij.
“Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim që ai do ishte ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vetes tek ti në mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babi jot, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si burrë i madh. Jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit”, shkruan Çiljeta.
Kjo është ndër herët e para ku këngëtarja flet për babain e djalit të saj.