Vrasja e Santiago Malkos; Arrestohet një 39 vjeçar për ekzekutimin e ish-policit
39 vjeçari është nga Tirana dhe ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin.
Grupi hetimor beson se dëshmia e tij është kyçe për të treguar autoret ose porositësit e ekzekutimit.
Ish efektivi i policisë Santiago Malko u vra me një breshëri plumbash në fund të gushtit në një atentat të mirëorganizuar.
Dyshimet janë se 26 vjeçari u ekzekutua për hakmarrje, pasi mendohet se ishte përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit, një ngjarje që është zbatuar me të njëjtin mekanizëm siç edhe u vra Malko.
Santjago Malko dha dorëheqjen nga policia më shumë se tre vjet më parë, pak muaj pasi ishte diplomuar në shkollën bazë të policisë.
Emri i tij u lakua së pari në 2016 nga vetë zyrat e shtypit të policisë pas një konflikti fizik për shkak të borxheve nga lojrat e fatit.
Fraksion.com