AktualitetBota+Të fundit

Policia në Hong Kong përleshet me protestuesit

Në Hong Kong policia u përlesh sot me protestuesit, të cilët hidhnin shishe me benzinë dhe tulla në drejtim të forcave të rendit pranë ndërtesës së Këshillit Legjislativ. Policia reagoi duke përdorur pompat e ujit të ngjyrosur, një praktikë kjo e nxitur për të identifikuar më pas protestuesit. Ndërkohë, zjarrfikësit shuan disa zjarre të vogla në hyrje të një stacioni metroje ndërsa pjesë të stacionit gjithashtu ishin vandalizuar.

Mijëra demostrues pro-demorkacisë kishin mbushur rrugët e Hong Kongut të dielën në ato që njihen si demostrata të fundjavës dhe kanë filluar prej më shumë se tre muajsh. Protestat vazhdojnë edhe pse qeveria e Hong Kongut ka premtuar për të tërhequr legjislacionin që u bë shkas fillestar për protestat.

Zjarrfikësit në Hong Hong ndërhynë për të shuar disa zjarre të vogla në hyrje të një stacioni metroje ndërsa pjesë të tij ishin vandalizuar. Pamjet televizive tregojnë xhama të thyer dhe dritare të shkatërruara.

Zjarret filluan pak orë pasi policia përdori pompat e ujit dhe gazin lotsjellës ndaj protestuesve të cilët hodhën shishe me benzinë pranë kompleksit të zyrave qeveritare në Hong Kong.

Policia përdori pompat me ujë të ngjyrosur, një taktikë që njihet për indetifikimin më vonë të protestuesve. Protestuesit e veshur me të zeza ishin bashkuar pranë konsullatës britanike ndërsa i bënë thirrje Londrës që të mbajë qëndrim ndaj Kinës dhe t’u bëjë presion autoriteteve të Pekinit që të respektojnë lirinë e Hong Kongut.

Sipas një marrëveshjeje me Britaninë, Kina ka premtuar që Hong Kongu mund të ruajë sistemin e tregut të lirë si dhe liritë demokratike deri në vitin 2047. Por qindra mijëra njerëz kanë dalë në protesta kundër asaj që banorët e Hong Kongut e shohin si një cënim të vazhdueshëm të atyre lirive nga Pekini.

Dhuna mes policisë dhe protestuesve duket se po ndizet përsëri ndërsa mijëra mbështetës pro-demokracisë marshuan nëpër rrugët e qytetit të dielën duke sfiduar urdhërin e policisë.Më shumë se 1,300 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i protestave në qershor. Shtimi i dhunës në demostrata e ka dëmtuar edhe më tej ekonominë e Hong Kongut, e cila aktualisht është dobësuar nga lufta tregtare mes Amerikës dhe Kinës.

 

Fraksion.com