Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec; 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë të aksit rrugor Korçë-Pogradec.
Të plagosur janë: dy gra, njëra prej të cilave është në gjendje të rëndë, një tjetër me dëmtime të shumta dhe një vajzë e mitur si edhe drejtuesi i mjetit.
Njëri mjet udhëtonte në drejtim të Tiranës dhe njëri në drejtim të Korçës kur janë përplasur. Për të nxjerrë trupat është dashur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.
Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit tip “Golf”(i cili gjeti vdekjen) është shtetasi A.Q, 53 vjeç, banues në Kamëz.
– Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi D.H, rreth 38 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, si edhe tre pasagjeret në mjetin tip “Golf” konkretisht shtetaset F.Q; G.H; dhe K.H., nga të dhënat paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.