AktualitetTë fundit

Zbulohet Miranda, gruaja pjesë e 4 bandave kriminale; Paralajmëron “kokën” e grupit

Detaje të reja kanë dalë nga përgjimet e policisë ku finalizua edhe operacioni Limit ku në prangat e policisë ranë 58 personave në Shqipëri si dhe në shtetin fqinj të Greqisë.

Në vijim të përgjimeve, prokuroria ka zbardhur transkriptet e trafikantëve, të cilët bisedojnë për çështje të ndryshme dhe ku natyrisht mburrja, teksa bisedojnë për pazaret dhe interesat mes tyre.

Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.

“BalkanWeb” sjell më poshtë bisedën mes Mirandës dhe Olgertit, të cilët diskutojnë me njëri-tjetrin, teksa gruaja e paralajmëron kreun e bandës të mos flasë më, sepse po u përgjohen celularët.

Miranda: Miranda jam
Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?
Miranda: Hiç
Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë
Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!
Olgert: Hë?
Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë
Olgert: Po pse?
Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.
Olgert: Erdhën në shpi
Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

 

Fraksion.com