AktualitetBota+Të fundit

OBI do të diskutojë për planet e Netanyahut për aneksim

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të dielën, për të diskutuar lidhur me njoftimin e Izraelit se ka qëllim që të aneksojë zona në Bregun Perëndimor, tha sot Ministria e Jashtme e Turqisë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se të zbatojë sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe Detin e Vdekur verior nëse ai merr edhe një mandat si kryeministër pas zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen javën e ardhshme në Izrael.

Shtetet në Lindjen e Mesme dhe fuqitë evropiane kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këtë plan të kryeministrit izraelit.

Ministrat e jashtëm arabë po ashtu kanë dënuar planet e Izraelit, duke i cilësuar si “agresion”, që do të mund të minonte çdo shans që të arrihet ndonjë marrëveshjeje paqeje ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Në njoftimin e sotëm, Ministria e jashtme turke tha se Organizata për Bashkëpunim Islamik do të takohet në Jaeddah për të diskutuar “deklaratat e Netanyahut mbi qëllimet e tij për të aneksuar Luginën e Jordanisë dhe vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor të ngritura nga Izraeli”.

Rreth 65 mijë palestinezë dhe 11 mijë izraelitë jetojnë në Luginën e Jordanisë dhe Detit të Vdekur verior.

 

Fraksion.com