“Hiqi tëra, mbaj vetëm një numër”; Biseda e trafikantëve pas arrestimit të shokëve
Pas arrestimit të shtetasit Genc Ballamari, shtetasi i thirrur me ermin Bledi, përdorues i numrit +30 69 47312337, i thotë Oligerit se kishte shkuar tek shtëpia e një shoku për të qëndruar disa ditë andej, pasi ndihej i frikësuar.
Biseda nr.21028 datë 18:12, 2018, ora 3:51:59 md, e zhvilluar ndërmjet Olger Bamallarit dhe shtetasit “Bledi” dhe i thotë se ka shkuar tek shtëpia e një shoku për të qëndruar andej.
Biseda nr.21009 datë 18.12.2018, ora 4:14:59.md, e zhvilluar ndërmejt Olger Bamallarit dhe shtetasit në hetim Aleksandër Pepi (Bani), i cili përdor numrin telefonik celular +355 69 72 88 390, dhe i thotë se kishte folur me budallain (nofkë me të cilën e idetifikojnë “Bledin”” dhe i ka thënë që të heqë numrat, fshijë Facebook-un etj, çka tregon përfshirjen edhe të Aleksandrit në këtë grup kriminal. Konkretisht zhvillohet biseda:
844: Alo!
390: E mo Vëlla!
844: E mo Vëlla!
844: Hiç, ja këtej nga shtëpia, nga Nica.
390: Do ikësh në shtëpi?
844:E ika erdha këteja.
390: Mirë o. Fola me budallain.
844: E bre fola, fola i thashë unë. Fol edhe meee atë.
390: Thoi edhe ti, t’i heqë ato se i thashë hiqi tëra, mbaj vetëm një numër. Kshu i thashë. Edhe Facebooku-u t;a heqë me patjetër atë që ka, mos e mbaj më.
844: E o. Mirë o Vëlla”/ BW
Fraksion.com