Gjermania ndihmë Italisë për refugjatët
Qeveria gjermane edhe më tej do t’i qëndrojë kuotës 25%, pra do të pranojë çdo të katërtin refugjat të shpëtuar në det, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.
Qeveria gjermane ka pranuar deri më tani nga Italia një çerekun e refugjatëve të shpëtuar. Seeohofer theksoi, “se në këtë procedurë nuk ka për të ndryshuar asgjë.”
Takim në Maltë
Në 12 muajt e fundit kanë ardhur 561 refugjatë të shpëtuar në det nga Italia në Gjermani. Për të gjetur një zgjidhje për refugjatët e shpëtuar në det, Malta ka ftuar më 23 shtator përfaqësues nga Gjermania, Franca, Italia dhe presidentja e radhës së BE, Finlanda për të diskutuar në Vitoriosa lidhur me një kuotë të përkohshme shpërndarjeje.
Kështu lihen mënjanë idetë e Seehoferit për të dërguar refugjatët fillimisht në zona pritëse për të trajtuar procedurën e azilit në vendet e Afrikës Veriore. “Për këtë duhen dy vende afrikane, që e mbështesin këtë, dhe ato nuk ekzistojnë”, tha ai. Në tetor do të paraqitet propozimi i vendeve të ftuar në Malta para Këshillit Europian. “Pritshmëria është që të bashkohen shtete të tjera”, ka thënë Seehofer. Italia dhe Malta kanë ndaluar herë pas here hyrjen e migrantëve të shpëtuar në det në portet e tyre.
Fraksion.com