“E morën në shtëpi dhe e vranë”; Babai i punonjësit të kondicionerit, tregon me lot në sy
Babai i Indrit Çelës në një intervistë të gjatë, në emisionin “Me zemrë të hapur”, tregoi me lotë në sy se nuk e ka marrë ende veten nga ngjarja e rëndë dhe e ka të vështirë ta pranojë.
Ai shtoi se vrasja e të birit e ka shokuar, pasi ata që dyshohet se e kanë vrarë e morën në shtëpi dhe më pas e qëlluan në kokë.
“Ta marrësh tjetrin në shtëpi dhe ta vrasësh! Edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit se bënte këtë. Të jepte bukë, të nxirrte jashtë dhe të thoshte: Ruhu tani! Nuk e di as ngjarjen se si ka qen, por çfarë më kanë thënë. Nuk shteren ato britma”, tha babai i Çelës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, ku i riu ishte marrë nga pronarët e një vile për të montuar kondicionerët.
Më pas diçka nuk ka shkuar mirë dhe dyshohet se djemtë e pronarit të vilës vranë Indritin.
Deri tani askush nuk është arrestuar për aktin e rëndë dhe i ati bën thirrje për drejtësi.
Fraksion.com