Burimet nga takimi Rama-Merkel: Kancelarja ka marrë përsipër lobimin për Shqipërinë
Në takimin e zhvilluar sot mes Edi Ramës dhe Angela Merkel ka patur një bashkëbisedim shumë pozitiv, bëjnë me dije për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, burime nga brenda takimit që zgjati rreth 50 minuta.
Po të njejtat burime sqarojnë se kancelarja gjermane po influencon drejtpërdrejtë për nisjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe ajo ka marrë përsipër procesin e lobimit.
Vetë Rama shkruajti pas takimit: “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel.”
Qeveria gjermane është shprehur edhe më parë për hapjen e negociatave, por vendimi duhet të konfirmohet nga Bundestagu.
Vendimi përfundimtar për Shqipërinë do të merret në mesin e muajit tetor në samitin e liderëve të BE-së, ku shtetet që duhet të binden vijojnë të jenë Franca dhe Holanda./tch
Fraksion.com