AktualitetTë fundit

Aksident i rendë në Fier; Përplasen katër makina

Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier, ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që po kalonte rrugën me biçikletë.

Një makine tip ‘Benz’ me targa AA821NI i ka prerë rrugën një makine tjetër tip ‘Benz’  me targa AA710GC. Ky i fundit devijon duke kaluar nga krahu i tjetër i rrugës duke lënë të plagosur një qytetar i cili ishte duke kaluar me biçikletë.

Makinat e tjera të përfshira në aksident janë një tip ‘Toyota’ me targa AA278PE,  e cila kishte qendruar në krah të rrugës, dhe një tjetër tip ‘Benz’ me targa AA799NM.

Hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e përplasjes.

 

Fraksion.com