Suedia mbështet forcimin e demokracisë në Shqipëri
Suedia mbështet forcimin e demokracisë, të drejtat themelore të njeriut dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
“I lumtur të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, dhe të merrja garancitë e saj për mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë, të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri”, u shpreh presidenti Meta pas takimit.
Ambasadorja e re e Suedisë, Elsa Hastad në prezantimin e saj për shqiptarët u shpreh se kërkon të promovojë modelin e zhvillimit të qëndrueshëm.