“S’kam dashuri për Lulzim Bashën”; Balla: Reforma nuk do të mbetet peng e PD; LSI e PD janë në parlament
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë, ndërsa pret lajme pozitive në 18 tetor në lidhje me çeljen negociatat me BE.
Teksa nuk kurseu ironitë për opozitën dhe liderin e PD-së Lulzim Basha, Balla iu përgjigj deputetit Myslim Murrizit duke shtuar se; “Harroje ti që kam dashuri për Lulzim Bashën. Gjeja e fundit që mund të më akuzosh kjo është”.
“Historikisht teksa janë bërë reforma në vend është punuar në mënyrë koherente me opozitën parlamentare dhe jo, nëse i referoheni frymë së kushtetutës dhe kodit, merren për bazë rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe në to, dhe LSI e PD rezultojnë të jenë parti parlamentare”, ka thënë Balla.
Në përgjigje të deklaratës së deputetit Murrizi, ai ka dhënë këtë përgjigje:
“Harroje ti se kam dashuri për Bashën, gjëja e fundit që më akuzon është kjo, por kam respekt për historinë politike të vendit, dhe dialogut gjithëpërfshirës. Në komisionin e reformës i është lënë karrige bosh PD për të ushtruar të drejtën e saj për të dhënë propozime, nëse nuk duan ta bëjnë kjo nuk do të thotë që reforma do të mbetet peng. Unë di që zonja Hajdari dhe Gjiknuri komunikojnë në mënyrë të vijueshme, ju nxis të mblidhni komisionin që do të ketë edhe dy anëtarë të tjerë”- tha ai.
Fraksion.com