AktualitetPolitikëTë fundit

“Negociatat”; Rama nga Praga: Mbështetje dhe plan veprimi nga 4 shtete

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e Vishegradit që po zhvillohet sot në Pragë, Çeki.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se ka marrë mbështetjen totale të vendeve të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet në postimi në facebook, ka lajmëruar se gjatë vizitës së tij në Pragë, ai ka siguruar mbështetjen e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) për çeljen e negociatave.

Por kjo nuk është e gjitha sipas Ramës, pasi ka dhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

Kryeministri Rama ne Facebook:

Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik👍