Gjykata Supreme miraton planet e Trumpit për kufizim të azilit
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka miratuar planet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar numrin e migrantëve që kanë të drejtë për të kërkuar azil.
Sipas këtij rregulli, personat që arrijnë përmes një shteti të tretë duhet që fillimisht të kërkojnë azil atje para se të arrijnë në kufirin e SHBA-së.
Sfidat ligjore kundër kësaj mase janë duke vazhduar mirëpo ajo mund të aplikohet tash për tash.
Ky plan do të prekë dhjetëra mijëra migrantë nga Amerika Qendrore, të cilët udhëtojnë në këmbë përmes Meksikës.
Administrata e Trumpit ka prezantuar politikën e re për azil në muajin korrik, mirëpo është bllokuar pothuajse menjëherë nga një vendim i gjykatës në San Francisko.
Ulja e shkallës së migrimit ka qenë një prej qëllimeve kryesore të presidencës së Trumpit dhe një nga zotimet kryesore për rizgjedhje më 2020.
Çfarë nënkuptojnë ndryshimet?
Ky ndryshim do të prekë migrantët që nuk janë nga Meksika, por tentojnë të hyjnë në SHBA përmes kufirit jugor që ndajnë këto dy shtete.
Këtu përfshihen personat nga shtetet e Amerikës Qendrore, numri i të cilëve është shtuar dukshëm në kërkim të azilit në
Rreth 811,016 persona janë ndaluar në kufirin jugperëndimor deri në fund të gushtit të këtij viti dhe rreth 590,000 kanë qenë nga Guatemala, El Salvadori dhe Hondurasi.
Shumica prej tyre kanë arritur me të paktën një anëtar të familjes dhe konsiderohet se i kanë ikur dhunës dhe varfërisë në vendet e tyre.
Deri më tash ata janë intervistuar për azil në momentin që kanë arritur në kufirin e SHBA-së mirëpo sipas rregullave të reja, ata duhet të kenë dokumentacion që vërteton se ata kanë kërkuar azil në një shtet tjetër përgjatë rrugës për në tokën amerikane.
Unioni Amerikan për Liri Civile që ka sfiduar këtë plan, ka thënë se kufizon në masë të madhe mundësinë e njërëzve për të kërkuar azil.
“Ndalimi aktual do t’iu elimnononte virtualisht azilin të gjithë personave në kufirin jugor, duke përfshirë edhe portet e hyrjes, përveç mesikanëve”, është thënë në peticion.
Avokati i këtij grupi, Lee Gelerent ka thënë se kjo masë është “e përkohshme” meqë është shprehur i bindur se do të jetë i sukesesshëm në sfidimin e masës.
“Jeta e mijëra familjeve është në rrezik”, ka thënë Gelerent.
Mirëpo sipas masës, të gjithë personave që u është refuzuar azili në ndonjë shtet të tretë apo janë viktima të trafikimit me njerëz, kanë mundësi të aplikojnë.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Drejtësisë ka thënë se vendimi do të ndihmonte për të “krijuar rregull në krizën që ekziston në kufirin jugor”.
Ky rregull përmbys një traditë afatgjatë që parasheh se SHBA-ja duhet të shqyrtojë kërkesat për azil, pavarësisht sa njerëz arrijnë në kufi.
Rruga drejt SHBA-së është e rrezikshme, masi migrantët nga Amerika Qendrore shpesh përballen me banda në shtetet fqinje.
Zyrtarët meksikanë, që kanë punuar shumë në muajt e fundit për ta luftuar migrimin, kanë treguar kundërshti për hapin e radhës të administratës Trump.
Më herët gjatë kësaj jave, ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard ka thënë se Meksika nuk do të kthehet në “shtet të tretë” për azilkërkuesit e SHBA-së.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Obrador, ka postuar ditën e mërkurë një fotografi teksa ka qenë duke biseduar në telefon me presidentin Trump.
Ata ende nuk kanë komentuar publikisht vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka përkrahur planet e Trumpit për migrim për të dytën herë gjatë këtij viti.
Në muajin korrik, kjo gjykatë ka thënë se Trump mund të shfrytëzojë 2.5 miliardë dollarë nga fondet e Pentagonit për të ndërtuar murin e premtuar në kufirin jugor të SHBA-së.
Fraksion.com