“E Çmendura E”; Blushi: E ftojmë të lexojë… duan të spostojnë vëmendjen
Përmes një postimi të pak minutave më parë në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan se raporti final i OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sipas tij, edhe për sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Fraksion.com