“Do digjej Kuvendi”; Deputetët i kërkojnë shpjegime kreut të SHISH për deklaratat e Metës
Nëntë deputetë të Kuvendit të Republikës kanë bërë një kërkesë, përmes së cilës kërkojnë mbajtjen e një seance dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Kreu i këtij institucioni, Helidon Bendo do të thirret në Komisionin e Sigurisë për t’u pyetur në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.
Kjo kërkesë e deputetëve vjen pas deklaratave të Presidentit , Ilir Meta, i cili të hënën e kaluar tha se kishte informacione për djegien e Parlamentin me 8 qershor dhe për këtë arsye kishte vendosur të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.
Fraksion.com