“Azem Hajdari solli pluralizmin politik”; Meta homazhe tek Heroi i Demokracisë
Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot kujtimin e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore në 21-vjetorin e vrasjes së tij.
Ai ka vendosur kurorë me lule në memorialin e tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.
Meta tha se 12 shatori rivendosi vendin në rrugën e duhur të demokracisë dhe pluralizmit politik.
“Sot ishte një detyrim për ta nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri sepse 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe që e rivendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe kuptohet të pluralizmit politik, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik dhe duhen mbrojtur me çdo çmim”, tha Meta.
Fraksion.com