“Ky trung përsëri do mbetet i gërryer”; Rama: Qëndroj në këmbë dhe shoh çfarë po më bëjnë buburrecat
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh gjatë një takimi për “bashkëqeverisjen”.
“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, iu drejtua qytetari Ramës, teksa i referohej probleme me administratën.
Përgjigjja e kryeministrit ishte:
“Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë.”
Rama shtoi se për t’u përballur me këtë situatë kërkon durim.
Fraksion.com