Ditari sekret i “Ana Frankut polake” publikohet këtë muaj
Ditari sekret i adoleshentes polake të vrarë nga nazistët më 1942, Renia Spiegel, pritet të publikohet pas 70 vjetëve prej kur ka mbetur i paprekur në një kasafortë bankare.
Ditari i Renias: Jeta e një vajze të vogël në hijen e Holokaustit, pritet të publikohet nga anëtarët e familjes së Renia Spiegelit.
Libri është krahasuar me ditarin e Anna Frankut.
Motra e saj Elizabeta ka thënë: Unë kam lexuar vetëm pak librin sepse kam qarë tërë kohën”.
Elizabeta, që ka ndryshuar emrin e saj nga Ariana, kujton motrën e saj si “vajzë shumë të qetë”.
Renia Spiegel nga Przemysl, në juglindje të Polonisë, ka nisur librin e saj që do të publikohet në Britani më 19 shtator, kur ishte vetëm 15-vjeçare.
Në faqet e para ajo përshkruan bastisjet dhe se si është fshehur për t’iu ikur nazistëve.
Ajo është qëlluar për vrasje në korrik të vitit 1942, në moshën 18-vjeçare, pasi ushtarët gjermanë kishin gjetur shtëpinë ku ajo ishte fshehur.
Fraksion.com